(VIDEO) Shqiptarët makthi i Dibalas, i pret penallti edhe Strakosha dhe Lacio “dhunon” kështjellën juventine

E pabesueshme: për dy ndeshje, Juventusi ka lëshuar 5 pikë të arta, gjithçka për meritë të dy portierëve shqiptarë. Para dy javësh Atalanta i mori pikë Juventusit dhe në fundin e takimit Etrit Berisha i priti 11-metërsh argjentinasit Paulo Dibala, i cili duket se tashmë sheh makthe me shqiptarë. Kjo për faktin se sot Juventusi u mund në shtëpi nga Lacio 2-1 dhe ishte një “deja vu”, sepse në minutën e 97-të Dibala nga pika e bardhë u hipnotizua nga Thomas Strakosha!

Deri atëherë ishte Imobile heroi i ndeshjes, me dy golat e pjesës së dytë që përmbysën avantazhin juventin me Douglas Kostën, por në shtesë erdhi 11-metërshi që mund të ndryshonte fatet e ndeshjes dhe të evitonte thyerjen e Juventusit në shtëpi pas shumë e shumë muajsh. Nuk ishte e thënë: Strakosha duket se nuk ka ndërmend të lëshojë pe ndaj Berishës dhe pas duelit për fanellën e kombëtares sonë, vjen edhe penalltia e pritur në Serinë A.

https://www.youtube.com/watch?v=r1gjTdAzmmw

Një humbje, e para në këtë kampionat, që djeg jo pak për “Zonjën”, e cila tashmë duhet të ruhet nga Napoli… Sakaq, për Alegrin, një mini-krizë dhe kritika për zgjedhjet e formacionit, duke qenë se e nisi me Sandron dhe Dibalanë në stol…

Sakaq, humbja e fundit në kampionat është ajo e 23 gushtit të vitit 2015 kur Siril Tero do të shënonte në “Juventus Stadium” një gol që do të sillte humbjen e bardhezinjve brenda fushës nëkampionat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online