VIDEO/ “Shqiponjat” nisin fluturimin drejt Skocisë

0

Kombëtarja kuqezi do të zhvillojë nesër në mbrëmje takimin e dytë të Ligës së Kombeve. Të besuarit e Kristian Panuçit do të sfidojnë Skocinë në një takim që mund të vendosë shumë, pasi ndodhemi në një grup me vetëm 3 skuadra.

Kuqezinjtë i kanë dhënë fund përgatitjeve në tokën shqiptare dhe pak minuta më parë kanë mbërritur në aeroportin “Nënë Terez”. Fluturimi do të jetë direkt me çarter, për të mos shtuar lodhjen, pasi kujtojmë që skuadra ishte në fushë vetëm 2 ditë më parë ndaj Izraelit.

Skuadra së bashku me stafin teknik dhe delegacioni shqiptar janë detyruar që të kalojnë në aeroportin tonë si qytetarë të thjeshtë, edhe pse FSHF protestoi ashpër për faktin se nuk i krijohen kushte komode përfaqësueses Shqiptare. Nëse për Kombëtaren e Izraelit masat ishin drastike, për kuqezinjtë tanë duket se nuk vlen e njëjta gjë, pasi terminali “VIP”, sipas njoftimit zyrtar, nuk i përballon dot një numër aq të lartë personash sa delegacioni i Shqipërisë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.