VIDEO/ “Shqiponja” Llullaku vijon fluturimin, por ka edhe… ndjesë për golin!

Kthimi në Rumani duket se ka “rilindur” Azdren Llullakun, i cili pas ndeshjes së parë të fituar ndaj Steaua Bukureshtit, duke shënuar një gol me vlera dhe festuar me shqiponjën, ka përsëritur gjithçka, edhe pse këtë herë duke i sjellë vetëm një pikë Astra Ploieshtit… 

Në përballjen ndaj Politenkika Iashit, në fushën e këtyre të fundit, skuadra e Llullakut ishte në disavantazh pas golit të Frasineskut në pjesën e parë.

Por, një 11-të metërsh në minutën e 80-të bëri që përgjegjësinë ta merrte shqiptari, duke realizuar nga pika e bardhë dhe festuar më pas sërish me simbolin kombëtar, shqiponjën…

Sakaq, ai nuk ka festuar më shumë, duke ngritur edhe dorën në shenjë ndjese, pasi me Iasin ka luajtur për 4 muaj përpara dy vitesh.

https://www.youtube.com/watch?v=CmZr_dS4fV0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *