Optimizmi është i madh te Kombëtarja para dy ndeshjeve të shtatorit. Fillimisht Shqipëria do të përballet me Çekinë në transfertë dhe më pas me Poloninë në shtëpi.
Një prej lojtarëve të rikthyer, Odise Roshi, ka folur me superlativa për grupin e lojtarëve. “Mendoj se me 100% do të jemi në Europian këtë herë. Ndihem si kur isha 19 vjeç te Kombëtarja”, tha mes të tjerash Roshi, ndërsa në videon më poshtë gjeni reagimet e Strakoshës, Hysajt dhe Mucit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/