VIDEO | Shqipëri e bukur, por Izraeli na “fik dritat”

Nuk ka mrekulli në Izrael. Shqipëria mundet me rezultatin 2-0 dhe veneti të gjitha shpresat për vendin e parë në grupin 1 të Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë paraqiten mirë, por pësojnë nga një gol në çdo pjesë duke u dorëzuar edhe pse në një ndeshje ku humbja nuk u meritua aspak.

Rregulli i pashkruar i futbollit u vërteta dhe një herë, kur pas një rasti të humbur nga Shqipërisë, erdhi dhe goli i vendasve. Ishte portieri i Izraelit që hodhi një top të gjatë nga rivënia fundore dhe Hemed përfitoi maksimalisht nga përgjumja e mbrojtjes së Shqipërisë, por dhe dalja jo e mirë e Strakoshës, duke shënuar golin e avantazhit për të tijtë.

pas këtij momenti loja foli për kuqezinjtë, që zhvilluan një lojë deri diku të kënaqshme, por pa mundur që të finalizonin dhe për meritë të portierit Harush. Disa raste të Balajt dhe Uzunit nuk mjaftuan për të gjetur golin e barazimit.

Edhe në pjesën e dytë ishin të besuarit e Panuccit, të cilët kontrolluan lojën, por vendasit ishin të vendosur mirë dhe nuk krijonin shumë hapësira pas. Kur Shqipëria po kërkonte në çdo mënyrë golin erdhi dhe dyfishimi i rezultatit. Një tentativë e befasishme e Sabas, u devijua lehtë nga Gjimshiti dhe përfundoi në rrjetë.

Shqipëria mbetet në vendin e fundit me tre pikë dhe do të luajë ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve me Skocinë, ku do të kërkojë të evitojë vendin e fundit në grup. Izraeli shkon në kuotën e 6 pikëve.

Liga e Kombeve, e diel, 20:45,
Stadiumi “Yaakov Turner Toto”, Liga C
Izrael 2-0 Shqipëri
Shënues: Hemed 8′, Saba 83′

GOLAT

8′ – Hemed merr një top nga portieri dhe del i vetëm me Strakoshën, duke e ndëshkuar këtë të fundit me një goditje qëndrore.

83′ – Saba godet nga jashtë zone, topi devijohet pak nga Gjimshiti dhe përfundon në fundin e rrjetës.

 

DIREKT
79 – Hysaj ndëshkohet me karton të verdhë.

75’ – Lilaj shkarkon të majtën nga jashtë zone, portieri vendas grushton. Grezda provon me kokë, por topi shkon ngjitur me shtyllën.

60‘ –Hysaj lëviz bukur nga e djathta, por Balaj nuk e arrin dot topin, duke shpërdoruar një mundësi mjaft të mirë për shënim.

43′ – Basha ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje në mesfushë.

37’ – Xhaka provon me të djathtën pas një harkimi nga këndi, por sërish portieri vendas bën mrekullinë duke devijuar topin dhe shmangur golin.

33’ – Balaj sërish rrezikon me një tentativë me kokë, këtë herë pas një harkimi nga e djathta, por nuk është i saktë në këtë rast shkodrani, i cili nuk e gjen dot kuadratin.

24′ – Uznni avancon deri pranë fundores dhe godet, por Harush çon topin në këndore.

22’ – Binaku harkon nga e majta, Balaj provon me kokë, por sërish portieri vendas i mohon golin.

13′ – Xhaka bën gjithçka mirë, teksa kalon disa kundërhstar, por në fund e humbet mundësinë për të goditur.

6′ – Pas harkimit nga këndi, Balaj godet bukur me kokë, por portieri vendas bën “heroin”!

1’ – NIS NDESHJA!

FORMACIONET

Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Grezda, Basha (Lilaj 46′), Memushaj, Xhaka, Mavraj, Binaku, Uzuni, Balaj (Vrioni 74′). Trajner: Kristian Panuçi.  Të gatshëm:  Berisha, Kastrati, Lila, Lenjani, Dermaku, Manaj, Ndoj, Gavazja, Prenga.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *