VIDEO/ Shqeu kravatën dhe goditi me shkelma, Alegri “u çmend” në minutat e fundit ndaj Milanit

Juventusi ka marrë mbrëmjen e djeshme një fitore mjaft të rëndesishme. Bardhezinjtë kanë mposhtur Milanin me rezultatin 0-1, falë një goli të shënuar nga Lokateli. Një ndeshje që ka shkaktuar emocione të forta, jo vetëm te lojtarët dhe tifozët, por edhe te trajnerët.

Masimiliano Alegri e ka përjetuar së tepërmi fundin e kësaj sfide. Trajneri i Juventusit “u çmend” në minutat shtesë, teksa është parë tepër nervoz jashtë vijës kufizuese. Alegri fillimisht ka hequr xhaketën e tij dhe e ka flakur tutje, ndërsa më pas ka goditur me shkelma edhe barrierat anësore të fushës. Me kalimin e sekondave, trajneri italian ka shqher edhe kravatën e tij, si dhe nuk i ka ndalur të bërtiturat për asnjë moment. Gjeste që kanë bërë xhiron mediatike në mediat italiane./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online