VIDEO/ Partizani vazhdon me fitoret dramatike, pas derbit ia del edhe me Erzenin në “frymën e fundit”

Partizani ka arritur që të marrë një tjetër fitore dramatike pas derbit me Tiranën. Të kuqtë gjetën avantazhin kundër Erzenit në pjesën e parë me Tedi Carën. Ky i fundit realizoi një gol fantastik, të një kalibri të lartë.

Teksa la pas dy lojtarë rivalë me një lëvizje, Cara gjeti cepin e rrjetës. Partizanit iu lehtësua puna në minutën e 45, atje ku Kahrimanovic u ndëshkua me karton të kuq. Më pas rezultati i takimit u barazua në minutën e 65 me anë të Mecja. Por kur pritej fundi i takimit, në minutën e 88 ishte Mensah që gjeti golin e fitores, për ta mbyllur rezultatin në 1-2. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online