(VIDEO) Shpërthen Sinani, xhevahiri shqiptar i Milanit!

Vetëm 18 vjeç, shumë shpejt do të jetë pjesë e U-19 të Bogdanit. Gatuzo “fërkon” duart…

Për një Milan që “qan”, një tjetër “qesh” dhe është rasti i ekipit Primavera të drejtuar nga Xhenaro Gatuzo, duke qenë se ka fituar në fushën e vështirë të Bolonjës, për meritë edhe të një shqiptari. Po flasim për talentin 18-vjeçar Ismet Sinani (ka lindur në Beluno të Italisë), që është duke u konsideruar edhe për të qenë pjesë e kombëtares U-19 të Erjon Bogdanit, i cili së shpejti do të nisë grumbullimet. Sinani, që është rritur me moshat kuqezi dhe është promovuar fillimisht nga Kristian Broki, sot ka shënuar për U-19 e Milanit, në Bolonja. Një stopim në zonë dhe më pas goditje, si bomber i vërtetë, edhe pse i pëlqen të luajë në krahë.

Sinani menaxhohet gjithashtu nga SPORTX MANAGEMENT, shoqëria e menaxhimit e drejtuar nga Sokol Haxhia, agjenti i njohur shqiptar me licencë FIFA. Sinani duket mjaft premtues, teksa kohë më parë, i ati i tij, Nderim Sinani, për mediet do të rrëfente: “Ismeti ndihet mirë te Shqipëria dhe po jep kontributin e tij në Kombëtare. Thënë të drejtën, ne e duam flamurin kombëtar dhe luajmë për flamur. Por, kjo nuk do të thotë se gjërat nuk mund të ndryshojnë në të ardhmen (Kosovën). Nuk futboll kurrë nuk duhet thënë jo për diçka”. Momenti për të lëvizur dhe për ta blinduar kuqezi, sa të mos jetë vonë…

https://www.facebook.com/ismet.sinani.1/posts/526575061012232?pnref=story

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online