Të enjten zbret në Elbasan, Jang Bojsi thuajse “shkarkon” Tramexanin!

 

Do të udhëtojë në Elbasan kundër Skënderbeut pas disa ditësh, por Jang Bojsi, në fillim, mendon për kampionatin dhe i jep kështu ndoshta “shkelmën” e fundit Paolo Tramexanit, ish ndihmësit të De Biazit që, pikërisht që tani kur ish trajneri kuqezi ka gjetur punë, ai mund të mbetet pa punë… Ironi e fatit, por jo edhe aq, duke parë rezultatet zhgënjyese të Sionit. Në fakt, Jang Bojsi dje është mjaftuar me një fitore 1-0.

Në një ndeshje ku në fushë ishin të tre futbollistët shqiptarë të Sionit, me Lenjanin si mbrojtës i majtë, Kukelin para mbrojtjes dhe Kasamin si organizator, goli i vetëm erdhi në minutën e 47, pas një kundërsulmi vdekjeprurës të ekipit mik. Një top i gjatë nga prapavija gjeti të lirë Asale, i cili pasi kaloi Zverotiç dhe Kukelin, e dërgoi sferën në rrjetë për t’i dhuruar suksesin 1-0 ekipit të tij që kryeson i shkëputur kampionatin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online