VIDEO/ Shpërthen Odise Roshi me dopietë, shtang portierin me goditjen potente

0

Odise Roshi ka shpërthyer ditën e sotme në Rusi. Fustbollisti kuqezi ka realizuar një dopietë në fitoren 1-3 të Akhmat Grozny-t kundër Arsenal Tulas. Në fillim do të ekzekutonte me sakstësi një penallti, duke dyfishuar shifrat në minutën e 22-të për skuadrën e tij. Por nuk do të ndalej me kaq. Kur mbeteshin edhe vetëm 2 minuta nga përfundimi i kohës së rregullt, “raketa” e Shqipërisë do të ndizej sërish.

Pasi merr një top në hyrje të zonës, Odise Roshi nuk e mendon dy herë për të kërcënuar kuadratin e portës. Një goditje potente dhe mjaft e bukur ajo që erdhi nga këmbët e mesfushorit shqiptar, me topin që mund të ndalej vetëm në rrjetë. Goli i 7 ky për Roshin në kampionat, që merr një vlerë më të madhe duke i dhënë 3 pikët mjaft të vlefshme Akhmat Groznyt, që tashmë po kërkon të sigurojë një vend për në elitë edhe në sezonin e ardhshëm./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.