VIDEO/ Shpërndahet gjerësisht në rrjetet sociale, administratori i faqes së Manchester United hap “LIVE” pa dashje

Një ngjarje aksidentale që ka marrë shumë shpërndarje në orët e fundit vjen nga faqa zyrtare në “Instagram” e Manchester United. Administratori i këtij profili, që duhet të menaxhojë gjithë paraqitjen e jashtme të klubit dhe që t’ua përcjellë tifozëve, është aq i fiksuar me punën e tij aq sa ka hapur “LIVE” edhe jashtë orarit të detyrës.

Gjatë kohës që ishte dukë përgatitur diçka për të pirë në shtëpi, me telefonin që ndodhej në xhep, komanda është kapur gabimisht dhe Manchester United ka dalë me një “LIVE” që po ndiqej nga 37.000 veta, por që pamja ishte e errësuar dhe dëgjoheshin vetëm zhurmat që vinin nga kuzhina. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *