Renditja e Superiores/ Dejvi Bregu mund Vllazninë dhe bën kaos Superioren, Laçi fiton ndaj Kukësit

Java e 22 e Superiores është mbyllur për ta bërë edhe më kaotike gjendjen sa i përket luftës së titullit kampion në Superiores. Vllaznia po shfaq shumë probleme dhe e ka të pamundur që të dalë nga kriza e rezultateve, këtë herë duke u mundur nga Teuta.

Durrsakët kanë fituar në shifrat 1-0 falë kryeveprës së realizuar nga Bregu në pjesën e parë. Një stopim i topit dhe gjuajtje e menjëhershëm që shkoi në cepin e rrjetës, atje ku ishte e pamundur për portierin dhe Adilin që të evitonte realizimin.

Nga krahu tjetër Laçi mban hapin e ekipeve që kërkojnë titullin kampion duke mundur Kukësin në shifrat 1-2. Musta hapi serinë e golave, ndërsa Eze u kundërpërgjigj me një super gol nga distanca. Ajo që e vendosi takimin ishte penalltia e akorduar në favor të Laçit në minutën e 74, me Lushkjen që e dërgoi topin në krahun e kundërt të portierit. Pas verdikteve të këtyre dy takimeve dhe barazimit të Partizanit, tashmë kemi katër ekipe që luftojnë për titullin kampion dhe lëvizin mes tyre me diferencën 1-2 pikë. /Sport Ekspres/

 Kukësi-Laci 1-2 Eze 57’/Musta 4’, Lushkja 74’p

Kukësi: Xhika, Kotobelli, Kurdiç, Lulaj, Dragoshi, Demiri, Taipi, Tsintzadze, Baravikas, Leiria, Eze

Laci: Sherri, Malota, Ignjatoviç, Obanor, Marku, Deliu, Shehu, Lushkja, Musta, Harmon, Xhixha

Teuta-Vllaznia 1-0 Bregu 26′

Teuta: Frashëri, Hoxha, Arapi, Todorovski, Kuros, Aleksi, Avdyli, E. Vila, L. Vila, Bregu, Krasniqi

Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Adili, Shehu, Imami, Jonuzi, Krymi, Kaleziç, Imeri, Da Silva, Dilaver

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online