Në ditën e sotme është hedhur shorti i Champions League. Këtë herë ishin jo pak ekipe të vogla në letër dhe që nuk kanë marketingun e duhur për t’u ngritur në nivelin e kompeticionit. Por çifti i fundit risolli dhe ndezi gjithë vëmendjen te faza me eliminim direkt.
PSG-Manchester United ose e thënë ndryshe, Mesi-Kristiano Ronaldo. Kush do të fitojë? Një gafë e madhe është bërë në hedhjen e shortit dhe kjo nuk mund t’i shpëtonte syrit të publikut. Në fakt Arshavin peshkoi Manchester United ndaj Vijareal. Kjo nuk mund të lejohej pasi të dy ekipet kanë luajtur në grup së bashku.
Për këtë arsye është zgjedhur tjetër rival për spanjollët. Deri këtu është gjithçka në rregull, ndërsa më pas është vazhduar me Atletiko Madrid. Si kundërshtar i mundshëm për spanjollët ishte edhe Manchester United, por njeriu që drejtoi shortin e ka hequr si mundësi pasi Manchester United ishte zgjedhur më herët, megjithëse nuk duhej të ishte e tillë mënyra e procedimit. Qartësisht në këtë proces ka pasur një gabim dhe gogla me Manchester United duhej të ishte si mundësi për të gjitha ekipet që ishte përcaktuar më herët, ndërsa ngeli e fundit për t’u përballur me PSG. /Sport Ekspres/
It definitely looks like #mufc’s ball – in the second pot from the right, back row – was not included in the Atletico Madrid draw. pic.twitter.com/ubxQHdjkQV
— Mark Critchley (@mjcritchley) December 13, 2021