VIDEO/ Shmangu dy mbrojtësa dhe e ndali topin në rrjetë, Dakut i anulluan golin e fitores në Rusi

Rubin Kazani është mposhtur me penallti nga Rostovi ditën e djeshme, në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Rusisë. Skuadra e Rostovit ka gjetur e para rrugën e rrjetës. Ignatovi zhbllokoi shifrat në minutën e 27, ndërsa në të 49-n Apshatsevi ktheu sërish baraspeshën.

Rrugën e rrjetës e gjeti edhe Mirlind Daku, i cili pasi shmangu dy mbrojtës në zonën kundërshtare, e dërgoi topin pas shpinës së portierit. Por anësori i anulloi festën. Arbitri sinjalizoi për pozicion jashtë loje, duke i hequr kështu Dakut golin që do i sillte edhe fitoren skuadrës së tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online