Ferencvaroshi ka humbur ndeshjen e dytë radhazi në Europa League. Kampionët e Hungarisë janë mposhtur me rezultatin 1-3 kundër Real Betisit. Në stadium ka qenë i pranishëm edhe trajneri i kombëtares hungareze, i cili ka vendosur të shohë nga afër lojtarët e tij përpara dy dueleve vendimtare me Shqipërinë dhe Anglinë.
Por në sytë e Marko Rosit i vetmi që shkëlqen është “armiku” i tij i datës 9 tetor, Myrto Uzuni. Sulmuesi kuqezi ka shënuar golin e vetëm për Ferencvaroshin, teksa ka rrëmbyer me vendosmërinë e tij një top nga mbrojtësit e Real Betisit dhe më pas ka shënjestruar në mënyrë perfekte portën e spanjollëve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
? Uzuni con il suo primo Gol in @EuropaLeague contro il Real Betis.https://t.co/JJJcp3hpfr
— Albanian Football (@AlbaniaFooty) September 30, 2021