Bayern Munich mori një goditje të rëndë në Champions League pak ditë më parë, duke u eliminuar nga ekipi I Villareal-it. Situata nuk ka qenë e qetë në kampin bavarez, që pësoi një zhgënjim të madh pas lamtumirës që i dha kompeticionit prestigjoz në Europë. Ditën e djeshme ka pasur shkëndija në stërvitjen e gjigantëve gjermanë.
Sane i shkon pranë Sule-s, duke e prekur nga koka dhe duke i komunikuar diçka. Por duket se ky veprim nuk është pritur mirë nga mbrojtësi i cili ka reaguar menjëherë. Të dy janë shtyrë fizikisht me njëri-tjetrin, ndërsa mes tyre ka hyrë djaloshi Musiala për t’i ndarë. Megjithatë ngjarja ka kaluar pa probleme, me lojtarët që gjejnë menjëherë qetësinë./Sport Ekspres/
Caraí cara que que foi isso ?
Sané e o outro parece o sule https://t.co/Lj9o6ZzjcK
— FutBayern09???? (@FutCurioso09) April 19, 2022