VIDEO/ Shkëndija e vetme e inteligjencës ndaj Uellsit, Kallaku la pas në driblim edhe Gareth Bale

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Shqipëria është kritikuar jo pak edhe pas barazimit të marrë në transfertën e Uellsit. Kombëtarja arriti që të ndalte kundërshtarin që ka shumë kualitete në skuadër dhe mbi të gjitha që do të marrë pjesë në Europian.

Në pjesën e muskujve, Shqipërisë nuk i mungonte asgjë për të fituar duelet fizike me rivalët e Uellsit. Por ajo që mbetet për t’u përmirësuar është organizimi i lojës sulmuese dhe vihet re mungesa e një lojtari inteligjent që mund të jep vertikalizime, që mund të dribloj dhe ta bëjë detyrën më të lehtë për sulmuesit që të godasin portën kundërshtare.

E vetmja shkëndijë ndaj Uellsit erdhi me driblimin e Sherif Kallakut që do të linte pas vetes edhe Gareth Bale. Karriera e këtij futbollisti nuk po vazhdon në lartësinë e parashikuar për shkakun se është lënë shpeshherë në stol te Lokomotiva e Zagrebit, ndërsa ekipi kroat kishte sezonin më të dobët të viteve të fundit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *