Grupi B na njohu sot me 2 skuadrat që sigurojnë një biletë për në fazën me eliminim direkt. Nëse për Belgjikën nuk kishte asnjë dyshim, teksa e mbylli grupin me 9 pikë të plota në krye, një konfuzion të madh shaktoi renditja për 3 Kombëtaret e tjera.
Finlanda, Danimarka dhe Rusia të treja me nga 3 pikë të grumbulluara në fund të ndeshjevve që patën në dispozicion. Rregulli që përdoret në rastin kur ekipet janë në kuotë të barabartë pikësh është ai i ndeshjeve direkt, por që në këtë rast nuk është i aplikueshëm.
Kjo sepse në lojë janë 3 ekipe dhe ndeshjet kokë më kokë me njëra-tjetrën nuk mund të japin një zgjidhje për klasifikimin. Për këtë variant kalohet te rregulli i veçantë, ku çështja zgjidhet me anë të golavarazhit.
E ky i fundit flet i gjithi për Danimarkën, që me fitoren e sotme 4-1 kundër Rusisë ka përmirësuar diferencën e saj të golave, ndërsa një falenderim prej tyre duhet ti shkojë edhe Belgjikës. Belgët nuk tolerojnë edhe pse me kualifikimin e siguruar që ditë më parë, duke mposhtur Finlandën dhe duke i bërë kështu një nder Danimarkës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/