VIDEO/ E veçantë! Nuk besonin se u kualifikuan edhe pas ndeshjes, te Danimarka hapin “Livescore” për të parë renditjen

Grupi B i këtij Europiani ka përfunduar në mënyrën më dramatike të mundshme, ashtu si edhe nisi. Pikërisht me ngjarjen e ndodhur ku Eriksen ra pa ndjenja në fushën e lojës kundër Finlandës. Fatmirësisht mesfushori i Interit shpëtoi dhe pritet që të rikthehet sërish në fushën e blertë. Këtë herë drama ka përfshirë rezultatet e takimeve të fundit në grupin B.

Përveç Belgjikës që numëron në fund 9 pikët e plota, të gjithë kundërshtarët e tjerë kanë përfunduar me tre pikë. Pra Danimarka, Rusia dhe Finlanda kanë grumbulluar tre pikë. Në këtë rast ndeshjet direkte nuk e bëjnë më diferencën dhe duke u nisur nga sasia e lartë e golave Danimarka ka avancuar më tej.

Një detaj vërtet i bukur vjen nga fundi i takimit mes Rusisë dhe Danimarkës. Pas fitores në shifrat 1-4 ka shpërthyer festa te tifozët, ndërsa vetë stafi i Kombëtares nuk ishte i sigurt nëse ishin kualifikuar më tej. Në këtë moment kanë hapur edhe aplikacionin “Livescore” për të parë atje tabelën e renditjes që të konfirmonin nëse ishin në vendin e dytë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online