Tirana-Beshiktash ka nisur ashtu siç askush nuk e priste. Një përplasje ka ndodhur mes tifozëve të Tiranës dhe Beshiktashit. Kjo ka sjellë shtyrjen e takimit, teksa arbitri thirri lojtarët në dhomat e zhveshjes. Karriget dhe stolat janë hedhur mes tifozëve, ndërsa një pjesë e tyre që ndodhej më në largësi ka vrapuar për të shkuar për përleshje kundër atyre të Beshiktash. /Sport Ekspres/