VIDEO/ Shihni të gjithë paraqitjen e Asllanit kundër Monakos, goli ishte “qershia mbi tortë” për mesfushorin shqiptar

Kristjan Asllani po tregon nivel të lartë në fazën përgatitore të Interit. Të gjitha dyshimet që mund të ekzistonin për kalimin e tij në Milano tashmë janë shuar falë asaj çfarë ai ka shfaqur në fushë. Tre takime miqësore dhe numëron 2 gola dhe 1 asist. Më mirë nuk mund të niste për të.

Mbrëmjen e djeshme Interi pati përballë Monakon, me të cilët barazoi me rezultatin 2-2. Asllani ishte edhe këtë herë titullar, duke bindur sërish me paraqitjen e tij. Futbollisti shqiptar është gjithnjë pranë rreshtimit të mbrojtësve, për të marrë topin e për të nisur kështu nga këmbët e tij aksionet e Interit. Asnjë top nuk shkon nga adresë prej tij, qoftë edhe kur luan me top të gjatë përpara. Pas pasimeve të pagabueshme, goli i shënuar ishte “qershia mbi tortë” për ndeshjen e tij. Asllani shënoi në minutën e 59, ndërsa pak minuta më vonë do të zëvendësohej nga Brozoviçi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online