Kristjan Asllani po tregon nivel të lartë në fazën përgatitore të Interit. Të gjitha dyshimet që mund të ekzistonin për kalimin e tij në Milano tashmë janë shuar falë asaj çfarë ai ka shfaqur në fushë. Tre takime miqësore dhe numëron 2 gola dhe 1 asist. Më mirë nuk mund të niste për të.
Mbrëmjen e djeshme Interi pati përballë Monakon, me të cilët barazoi me rezultatin 2-2. Asllani ishte edhe këtë herë titullar, duke bindur sërish me paraqitjen e tij. Futbollisti shqiptar është gjithnjë pranë rreshtimit të mbrojtësve, për të marrë topin e për të nisur kështu nga këmbët e tij aksionet e Interit. Asnjë top nuk shkon nga adresë prej tij, qoftë edhe kur luan me top të gjatë përpara. Pas pasimeve të pagabueshme, goli i shënuar ishte “qershia mbi tortë” për ndeshjen e tij. Asllani shënoi në minutën e 59, ndërsa pak minuta më vonë do të zëvendësohej nga Brozoviçi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
— FOLLOW @FCIMcomps (@Burnerinter1) July 16, 2022