VIDEO/ Shihni si dënohen ekipet e vogla! Do të sillte barazimin në fund ndaj Barcelona, arbitrat nuk i japin Dinamos së Kievit një penallti klasike

Barcelona po përjetonte një moment të keq dhe kjo është arsyeja se përse u shkarkua Koeman, për shkakun e rezultateve negative. Katalanasit kishin bërë të vështirë edhe kualifikimin e tyre nga grupet e Champions League, por arritën që të fitonin në shifrat 0-1 ndaj Dinamos së Kievit. Një përballje kjo ku në Kiev kanë me të drejtë pakënaqësitë e tyre.

Në minutën e 84 të takimit, një penallti klasike i është mohuar ndaj Barcelonës. Pas goditjes së dënimit, Busquets e ka kthyer në “Wrestling” kundër futbollistët kundërshtar, duke e rrëzuar në tokë. Por për arbitrin dhe dhomën e VAR ky rast nuk meritonte as rishikimin, megjithëse nëse do të ishte në krahun tjetër, me siguri që Barcelona do t’i gëzohej shënimit nga 11-metrat. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online