Myrto Uzuni arriti që të realizonte tre gola në fitoren e Ferencvarosh kundër Prishtinës. Ekipi hungarez triumfoi 1-3 në tokën shqiptare, teksa futbollisti i Kombëtares ishte protagonisti absolut. Goli i dytë që u realizua nga Uzuni tregon edhe aftësitë e këtij lojtari. Me aksionin e nisur nga gjysmëfusha prej këmbëve të tij, Myrto bën shkëputjen e duhur me hapin që e veçonte nga kundërshtarët.
Pas kombinimit me Civic, Uzuni ka shkuar në vendin e duhur të zonës duke pritur pasimin që të dërgonte topin në rrjetë me nuhatjen e sulmuesit të mirfilltë. Nga ana tjetër trajneri i Ferencvarosh, Peter Stoger, është shprehur se rezultati i përgjitshëm 6-1 nuk është i vërtetë:
“Nuk mund të them se rezultati 6-1 është i vërtet mbi të gjitha. Prishtina kishte shumë situata të rrezikshme dhe rezultati i përgjitshëm nuk e tregon panoramën e dueleve tona. Në ndeshjen tjetër duhet ta marrim më seriozisht kundërshtarin tonë pasi kemi shumë punë për të bërë”, tha Stoger. /Sport Ekspres/