VIDEO/ Festohej për Italinë si kampione e Europës, tifozët e Milanit këndonin “Sara perche ti amo” në versionin “dërr juventin”

Italia u kurorëzua si kampione e Europës dhe në të gjitha qytetet e vendit fqinj ka pasur festë të madhe për këtë arritje. Djemtë e Mancinit arritën që të kalonin me sukses Anglinë falë ruletës ruse, atje ku Donaruma mori rolin e shpëtimtarit ashtu si edhe në gjysmëfinale ndaj Spanjës.

Por pavarësisht se të gjithë ishin mbledhur për të festuar arritjen kombëtare, tifozët e Milanit nuk harrojnë rivalitetin me ekipet e tjera italiane. Mbështetësit e kësaj skuadre kanë kënduar në shesh edhe “Sara perche ti amo” në kor duke ndryshuar si gjithmonë pjesën e fundit të saj: “E kush nuk kërcen, është një “dërr juventin”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online