Jo vetëm Keidi Bare në elitë, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare pranë firmës me klubin e La Ligas

0

Keidi Bare me shumë mundësi nuk do të jetë i vetmi lojtar shqiptar që do të luajë në elitën e futbollit spanjoll sezonin e ardhshëm. Pjesë e La Ligas do të jetë edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ivan Balliu. Ky i fundit ka përfunduar kontratën e tij me Almerian, pjesë e së cilës ka qenë për 2 sezone.

Sipas mediave në Spanjë, Rajo Vajekano është shumë pranë marrëveshjes me 29-vjeçarin, që do të afrohej kështu me parametra 0. Megjithëse e njeh mirë futbollin spanjoll duke qenë se është rritur në ekipet zinxhirë të gjigantëve të Barcelonës si dhe ka mbajtur veshur fanellën e Almerias në La Liga 2, kjo do të jetë hera e parë në karrierën e tij që do të luajë në La Liga./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.