Reali i Madridit është duke udhëhequr me rezultatin 1-0 kundër Barcelonës në gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Mbretit. Tensioni dhe nervat nuk mungojnë as këtë herë në “El Clasico”. Vinicius Xhunior dhe Gavi janë përfshirë në një përplasje fizike me njëri-tjetrin. Mesfushori i Barcelonës kreu një ndërhyrje ndaj brazilianit, të cilën ky i fundit nuk e pëlqeu aspak. Sulmuesi i Realit shkon menjëherë t’i marrë topin nga dora spanjollit dhe përdor duart për ta shtyrë. Kaq ka mjaftuar që lojtarët të shfryjnë nervat me njëri-tjetrin.
Por ndërhyrja e Kamavingës dhe Busketsit ishte e shpejtë, duke shmangur një përshkallëzim të situatës. Po aq i shpejt u tregua edhe arbitri, i cili i ndëshkoi menjëherë me karton të verdhë të dy lojtarët. Megjithatë, kjo situatë nuk kaloi lehtë nga mendja e Viniciusit. Pas përfundimit të pjesës së parë, braziliani shkon të kërkojë sërish Gavin, duke shkëmbyer disa fjalë me të. Biseda duket se nuk ka qenë e qetë, pasi pjesëtarë të stafit shkojnë të shmangin kontaktin mes Gavit dhe Viniciusit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
? Vinicius buscando a Gavi en el descanso.pic.twitter.com/oyHVQC5hEq
— Carpetas Blaugranas (CB) (@carpetasFCB) April 5, 2023
“Es que Gavi juega provocando”
“Gavi juega pasado de revoluciones”
Le han sacado amarilla por hacer literalmente nada. pic.twitter.com/JbBxEAqoNE
— Iniestazo (@INIE8TAZO) April 5, 2023