Ditën e djeshme ka ndodhur një rast jo i hijshëm në futbollin kosovar, aty ku te gjithë lojtarët e Llapit dhe Ballkanit janë përfshirë në përleshje. Gjithçka ka nisur nga ndërhyrjet e gabuara të njëpasnjëshme të të dyja skuadrave ndaj njëra-tjetrës. Skuadra e Ballkanit ka siguruar videon e sherrit masiv.
Momenti më negativ në këtë material është goditja e lojtarit të Ballkanit nga trajneri i Llapit.” Shikoni trajneri i Llapit qysh e godet me grusht lojtarin tonë”, ka shkruar skuadra e Ballkanit në rrjetet sociale. Kujtotjmë që Ballkani fitoji me rezultatin 1-0 ndaj Llapit, duke mbajtur vendin e parë në kampionat. Skuadra e drejtuar nga Bledi Shkëmbi është favorite për të fituar titullin kampion. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/