VIDEO/ Sherr në stërvitjen e Interit! Onana përplaset me Broziviçin, nevojitet ndërhyrja e lojtarëve të tjerë

Klima në grupin e Interit nuk është ajo që trajneri Inzagi do të dëshironte. Shpesh herë gjatë këtij sezoni kemi parë përplasje midis lojtarëve zikaltër dhe e njëjta situatë është përsëritur edhe një ditë përpara sfidës delikate kundër Benfikës. Onana dhe Brozoviçi janë përfshirë në një konflikt gjatë seancës së sotme stërvitore.

Portieri i Interit kryen një ndërhyrje të keqe ndaj kroatit, i cili ka reaguar menjëherë. Fillmisht, Brozoviçi i ka adresuar disa fjalë shokut të tij të skuadrës, ndërsa më pas e ka shtyrë atë. Onana kthehet për t’u përballur fizikisht, por kanë qenë lojtarët e tjerë të Interit që kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë qetësuar situatën./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online