Përballja e sotme mes Lokomotivës së Zagrebit dhe Hajdukut të Splitit ka qenë e lu.ftuar deri në sekondat e fundit. Skuadra e Hajdukut shënoi 5 nga 6 golat e kësaj sfide, por në fund arrin të marrë vetëm një barazim. Kjo pasi dy prej golave i ka shënuar në portën e vetë. Takimi u hap me një autogol në minutën e 11 dhe me një tjetër të tillë u mbyll në minutën e 86.
Ndërkohë protagonist kundër Lokomotivës së shqiptarëve ishte edhe Emir Sahiti. Sulmuesi 23-vjeçar e nisi ndeshjen titullar, ndërsa në minutën e 33 jep një asist të bukur për Livajan, i cili tund rrjetën me një parabël. Sahiti po kalon një formë të mirë javët e fundit në Kroaci dhe këtë po e dëshmon me golat dhe asistet e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/