VIDEO/ Shënoi tre gola dhe më pas ndezi këngën e tifozëve, Granada i jep jehonë Uzunit: Imagjino të mos e duash Myrton

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Myrto Uzuni përjetoi sot një nga ndeshjet më të veçanta në karrierën e tij. Sulmuesi shqiptar ishte protagonist absolut në fitoren e thellë 4-1 të Granadës kundër Kartagjenës. Tre nga golat e skuadrës bardhekuqe mbajnë pikërisht autorësinë e tij.

Pas përfundimit të ndeshjes, Uzuni është shndërruar në një ultras. Ai ka qendruar përpara tifozerisë dhe ka ndezur këngën e tyre, për të festuar në këtë mënyrë këtë mbrëmje emocionuese. Klubi Granada i ka shpërndarë në “Twitter” këto çaste, duke shkruar: “Shënon një ‘hat trick’ dhe nis korin. Imagjino të mos e duash”./Sport Ekspres/