VIDEO/ Shënoi një nga golat më të bukur të karrierës, ish-lojtari i Kukësit ndihmon skuadrën të marrë 3 pikët në Turqi

Istanbulspori ka fituar me rezultatin 2-1 kundër Kasimpasës. Një fitore mjaft e rëndësishme kjo për verdhezinjtë, që grumbullojnë pikë të vyera për mbijetesën. Miqtë shënojnë të parët, por vetëm 3 minuta më vonë, Valon Ethemi shënon një nga golat më të bukur të karrierës së tij.

Ish-lojtari i Kukësit gjendet në hyrje të zonës, nga ku lëshon të djathtën e tij dhe e ndal topin në rrjetë. Një goditje mjeshtërore nga Ethemi, që këtë sezon është një nga pikat kyçe të Istanbulsporit. Gultekin përmbysi rezultatin në minutën e 78 dhe dërgoi kështu Istanbulsporin në kuotën e 11 pikëve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online