VIDEO/ Ironia e fatit! Shënoi golin e barazimit, detyrohet të dalë me të kuq për një arsye qesharake

Trabzonspori është duke humbur me rezultatin 3-1 kundër Fatih Karahumrukut. Një mbrëmje e pafat për Trabzonsporit, që gjendet me një lojtar më pak në fushë. Fati është treguar ironik me mbrojtësin spanjoll, i cili përjetoi dy emocionet ekstreme në këtë ndeshje.

31-vjeçari vendosi barazimin e përkohshëm në minutën e 20, duke sjellë shpresë për ekipin e tij në përmbysjen e rezultatit. Por kur ndeshja shkoi në shifrat 2-1 dhe kujdesi duhej të ishte më i lartë se kurrë, Bartra lë Trabzonsporin me 10 lojtarë. Megjithëse nuk ishte në presion dhe mund të pasonte topin për te shokët e skuadrës, Bartra rrëzohet me këmbët e tij dhe humb kontrollin e topit.

Lojtari kundërshtar përfiton nga situata për të dalë vetëm për vetëm me portierin, por mbrojtësi spanjoll e kap nga pas dhe nuk e lejon të përparojë më tepër. Kartoni i kuq është i pashmangshëm për Bartra-në, që ishte edhe mbrojtësi i fundit në atë moment./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online