VIDEO/ Shënoi në debutim dhe harrohet në 3 ndeshje radhazi! Vlahoviç “zhduket” edhe në derbi, Torino ndal Juventusin

Juventusi ka hedhur një hap fals në kampionat, duke barazuar me rezultatin 1-1 kundër Torinos. Këta të fundit kanë ndalur bardhezinjtë në derbi, duke i dhënë një asist Atalantës në garën për zonën Champions. “Zonja e vjetër” gjeti golin shumë shpejt, pasi De Ligt arriti që të përshëndesë rrjetën që në minutën e 13 të takimit.

Me gol të herët u duk se derbi do të fliste për bardhezinjtë, por loja tregoi të kundërtën. Torino kundërpërgjigjet në pjesën e dytë, kur Beloti arrin të shënojë në minutën e 62-të. Vlahoviç dështon të gjejë golin përsëri me Juventusin, duke zhgënjyer kështu tifozët. Sulmuesi serb erdhi me bujë të madhe në merkaton e janarit për miliona euro, por pas golit që në ndeshjen debutuese, nuk ka arrir të shënojë në tre ndeshje radhazi. Të njëjtën gjë ka bërë edhe mbrëmjen e sotme, teksa është “zhdukur” në derbi pa arritur të zgjidhë ndeshjen./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online