Ndodhet 13 pikë larg Tiranës, Gurishta: Jemi -7 pikë, i llogaris të fituara dy ndeshjet me bardheblutë

Nesër luhet një nga sfidat më të bukura të javës së 21-të, ajo mes Partizanit dhe Vllaznisë. Në prag të kësaj ndeshjeje, kapiteni Erdenis Gurishta ka folur në deklaratë për shtyp përpara mediave, ku ka treguar se qëllimi i vetëm për skuadrën e tij është 3-pikëshi. Mbrojtësi shkodran është përgjigjur edhe në lidhje me titullin kampion, teksa shprehet se diferencën me Tiranën e llogarit -7 pikë, pasi i konsideron fitore dy përballjet direkte me bardheblutë.

“Normalisht që ëshë super ndeshje. Këto duele gjithmonë kanë dhënë emocione dhe spektakël. Jemi të uritur për 3 pikë. Qëllimi ynë është tre pikëshi nesër. Ecuria në përballjet direkte ka qenë pozitive për ne në dy sezonet e fundit, por kjo përballje është ndryshe.

Kemi pasur shumë oshilacione. Është e pafalashme që për një ekip që pretendon për kampion të bëjë dy ndeshje të mira dhe më pas të marrë disa barazime radhazi. Një ekip për kampion duhet të jetë shumë cinik dhe të vazhdojë serinë e fitoreve. Ne nuk kemi treguar këtë gjë, por kam shumë besim, sepse ekipi dhe grupi janë shumë të mirë.

Titulli? 13 pikë janë shumë në këto momente, por nëse do të vazhdojmë serinë e fitoreve radhazi jam i sigurt se ato 13 pikë do të bëhen shumë pak. Mos të harromë se kemi edhe dy ndeshje me Tiranën. Në mendjen time supozoj se tani për momentin jemi -7 pikë nga Tirana, pasi ato ndeshje i llogaris të fituara. Por ne nuk duhet të vazhdojmë me barazime, nuk duhet të bëjmë gabime“, ka deklaruar Erdenis Gurishta./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online