Pa nisur ende sezoni dhe Elseid Hysaj e gjeti veten në “luftë“ me tifozët e Lacios. Kënga “Bella Ciao“ ishte pikënisja e një konflikti që mori përmasa të mëdha, aq sa në një banderolë të shpalosur nga ultrasit bardhekaltër e quanin shkodranin një “krimb“. Reagimi i Hysajt erdhi sot në fushën e lojës, ku tundi rrjetën në miqësoren e zhvilluar nga skuadra kryeqytetase.
Menjëherë pas golit tifozët e pranishëm në shkallët e stadiumit ngrihen në këmbë dhe duartrokasin mbrojtësin shqiptar. Një gjest ky që mund të shihet edhe si një shenjë paqeje mes palëve, duke shërbyer si fundi i një historie që si Hysaj, edhe tifozët do të dolin ta fshinin përgjithnjë nga kujtesa e tyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Polverone Hysaj, durante l’amichevole i tifosi spiazzano tutti