Është fundi i dhjetorit, koha e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri dhe kjo periudhë është veçanërisht e bukur për fëmijët që e presin me shumë gëzim këtë festë. Fatkeqësisht disa fëmijë Vitin e Ri do ta presin në spital, por në Prishtinë për buzëqeshjen e tyre është kujdesur një lojtar i Kosovës.
Ylli i Lille dhe Ligue 1, Edon Zhegrova, ka gëzuar fëmijët e klinikës së pediatrisë në kryeqytetin e Kosovës. Ai në këtë institucion është shfaqur me pako, ndërsa video tashmë po shpërndahet në rrjetet sociale dhe ka marrë vetëm reagime pozitive. /Sport Ekspres/
How can you not love Edon Zhegrova ?
Children of the pediatric clinic in Prishtina will never forget this moment!
?? via @charles_bldpic.twitter.com/Kt1bvv3ham
— Kosovan Football ?? (@kosovanfooty_EN) December 27, 2023