VIDEO/ Sheh super gola dhe penalltia që nuk pritet mirë nga Zenit, Enea Jorgji arbitron në ndeshjen e Juventusit

Enea Jorgji do të gradohej në ditën e djeshme për të gjykuar në ndeshjen mes Juventus dhe Zenit në “UEFA Youth League”. Bëhet fjalë për kompeticionin e “Champions League” që zhvillohet mes ekipeve të moshave. Juventusi arriti të fitonte ndaj Zenit me shifrat 4-2, ndërsa janë prodhuar gola vërtet të bukur, mes të cilëve veçohet realizimi spektakolar Khvastukin nga distanca.

Sa i përket Enea Jorgjit, nuk kishte shumë punë për të bërë. 5 kartonë të verdhë janë akorduar në këtë takim, ndërsa vendimi më i rëndësishëm ishte akordimi i penalltisë për Juventusin, ku do të vinte goli i parë i takimit. Pas një prekje nga fanella për të ndaluar lojtarin e bardhezinjëve, Jorgji do të drejtonte gishtin nga 11-metrat. Lojtarët e Zenitit nuk e pranonin këtë vendim, por portierit Byrazov duhej vetëm që të nxirrte topin nga rrjeta. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online