VIDEO/ Shaqiri i jep fund me Lionin, në SHBA prezantojnë blerjen më të shtrenjtë në histori: “E shihni karriken? Është i joni

Xherdan Shaqiri ka lënë skuadrën e Lionit pas vetëm pak muajsh. Lojtari shqiptar u transferua në radhët e francezëve verën e kaluar, ndërsa tashmë do të ndërrojë përsëri ambient. 30-vjeçari ka firmosur në SHBA, ku ka firmosur për Chicago Fire deri në vitin 2024.

Klubi amerikan e ka prezantuar Shaqirin përmes një videoje me golat e tij më të bukur përgjatë karrierës, ndërsa në përshkrimin e saj shtojnë: “E shihni karriken? Do të thotë që është i joni”. Ndërkohë Chicago Fire thekson se ky është transferimi më i shtrenjtë në historinë e klubit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online