Andres Iniesta është 34 vjeç dhe kur iku nga Barcelona tha se e bënte për faktin se nuk ndihej më në lartësinë e duhur fizikisht, për të luajtur në një klub aq të madh e më kërkesa të jashtëzakonshme.
Mesfushori legjendar shkoi në Japoni, te Visel Kobe, ku luan edhe Lukas Podolski, një tjetër emër i madh i futbollit botëror, edhe ky kampion bote.
Pak ndeshje dhe tashmë dy kampionët po tregojnë çfarë dinë të bëjnë. Javën e shkuar Podolski dha pasimin final dhe Iniesta shënoi një gol të mrekullueshëm, ndërsa sot ndodhi e njëjta gjë.
Iniesta acaba de marcar otro golazo en Japón ? pic.twitter.com/zdfF8lBkGw
— Ganadores (@LosGanadores) August 15, 2018
Iniesta barazoi në minutën e 17-të ndaj Hiroshimës kryesuese dhe Iniesta shënoi një supergol, me një predhë nga distanca, pas pasimit të Podolskit. Me këto paraqitje, është një mëkat që Don Andres u largua nga Europa.