VIDEO/ Sergio Ramos çudit edhe vetë lojtarin e Juventusit, kap nga qafa dhe përplaset me futbollistin që ndante dhomat e zhveshjes pak ditë më parë

PSG mundi Juventusin 2-1 në shtëpi mbrëmë në fillim të sezonit të ri të Ligës së Kampionëve. Këtë sezon PSG është ndër favoritët kryesorë për të fituar Ligën e Kampionëve dhe nuk është sekret që klubi nga Parisi i ka fokusuar të gjitha përpjekjet për ta fituar këtë kompeticion.

Ky trofe ka qenë një ëndërr prej vitesh në Parc des Princes dhe PSG investoi para të mëdha për ta fituar këtë kompeticion, por titulli i kampionit të Evropës ende nuk ka mbërritur në kryeqytetin e Francës. Megjithatë, PSG-ja e nisi mbarë sezonin e ri të Champions League duke fituar derbin ndaj Juventusit me 2-1 dhe parizienët treguan edhe një herë forcën e tyre.

Mirëpo, derbi në Princeva Park u shënua edhe nga Sergio Ramos i cili u gjend në qendër të vëmendjes gjatë një përplasje mes lojtarëve. Ramos i befasoi të gjithë kur kapi në qafë Leandro Paredes, me të cilin ndante dhomën e zhveshjes në Paris deri pak ditë më parë, por pasi argjentinasi u transferua te Juventusi, duket se spanjolli tashmë e ka harruar këtë fakt. Vetë Paredes u befasua nga lëvizja e djeshme e shokut të skuadrës pasi nuk priste që të pritej në të njëjtën mënyrë në stadiumin ku luajti sezonet e mëparshme. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online