Serbia bën të pamundurën duke mposhtur në shtëpi Portugalinë me rezultatin 1-2, në minutën e fundit të takimit. Iberikët e nisën mjaft mirë takimin, teksa gjetën golin e avantazhit që në minutën e dytë të takimit me anë të Sanchez. Menjëherë pas pësimit të golit, Serbia u hodh e gjitha në sulm. Në minutën e 33-të Tadiç gjen golin e barazimit dhe mbyll pjesën e parë në 1-1.
Në pjesën e dytë Serbia mori lojën në kontroll, pavarësisht se ndeshja luhej në Portugali. Në minutën e 90-të Mitroviç gjeti golin e avantazhit, duke i dhuruar kështu Serbisë tre pikë të arta. Me këtë fitore historike, serbët i rrëmbejnë vendin e parë Portugalisë dhe siguron një biletë për në Botërorin e Katarit. Vuçiç hapi thesin para kësaj sfide duke vendosur një premio të majme prej 1 milionë eurosh, e cila duket se dha frytet e veta për ti rrezikuar Kupën e Botës Ronaldos./Elio Hajdari-Sport Ekspres/
EPICO. SERBIA DA VUELTA UN PARTIDO INCREÍBLE EN EL 90', Y DEJA A PORTUGAL AFUERA DE LA CLASIFICACIÓN DIRECTA. MITROVIC, HEROE NACIONAL.https://t.co/oLTJFCLYWg
— Valentín Torres Erwerle ???? (@TorresErwerle) November 14, 2021