VIDEO/ Selmani shkëlqen me dopietë kundër ekipit serb, merr me vrap gjithë fushën për të festuar

Astrit Selmani ka qenë protagonist kryesor në takimin e sotëm që Hammarby e ka fituar me festival golash kundër Çukariçkit. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës ka shkëlqyer me dopietë në përmbysjen e madhe 5-1 të klubit të tij. Suedezët u mposhtën me rezultatin 3-1 në Beograd, por rregulluan gjithçka në ndeshjen e kthimit.

Selmani shënoi golin e dytë në minutën e 26, si dhe të 5-tin në minutën e 72-të të takimit. Sigurisht që lojtari shqiptar nuk mund ta ndalte dot festën, teksa merr me vrap gjithë fushën për të çliruar gjithë emocionet e tij. Tashmë Hammarby gjendet një hap larg grupeve të kompeticionit më të ri të UEFA-s, Conference League./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *