Juventusi ka marrë një fitore të rëndësishme në garën për të siguruar një vend në Champions League. Bardhezinjtë kanë mposhtur Sasuolon me rezultatin 1-2, megjithëse nuk e kanë patur aspak të lehtë marrjen e tre pikëve.
Goli i parë u shënua nga Sasuolo në minutën e 38 dhe mban firmën e Raspadorit. “Zonja e vjetër” është kundërpërgjigjur në minutën e fundit të pjesës së parë me anë të Paolo Dibalës.
Loja është dominuar nga vendasit, që “i kanë fshehur” topin bardhezinjve, të cilët e mbyllën ndeshjen me vetëm 36% zotërim të topit. Megjithatë ai që vlen në fund është rezultati dhe bardhezinjtë e arritën atë me anë të një goli nga Kean në minutën e 88./Halit Delibashi-Sport Ekspres/