Çelsi largoi pak javë më parë Antoni Konten, për t’i besuar drejtimin e skuadrës Mauricio Sarrit. Ishte sot debutimi i trajnerit të ri të “Bluve” të Londrës në ndeshjen me skuadrën australiane të Perth Glory.
E ka nisur me fitoren aventurën e tij ish-tekniku i Napolit, me takimin që u zgjidh që në minutën e 5-të, falë një goli të Pedros. Sarri nuk kishte hedhur në fushë të gjithë titullarët, pasi në prapavijë kishte pasur vend dhe për lojtarët e rinj.
Nuk kishte si të mos binte në fushës dhe debutimi i Zhorzhinjos, lojtarit që trajneri e mori me vete nga Napoli. Nisje e mbarë për Sarrin të cilin e pret një mision mjaft i vështirë në Angli.
Perth Glory 0
Çelsi 1
Shënues: Pedro 5’
Here is Pedro GOAl V perth Glory
Callum Hudson Odio fantastic work pic.twitter.com/s8FmxK7sbv— Chelsea news (@sarri_balls) July 23, 2018