Noruiçi ka zhvilluar mbrëmjen e djeshme një takim miqësor kundër Marsejës, të cilin e ka fituar me rezultatin 0-3. Titullar në këtë provë miqësore ishte edhe Milot Rashica, i cili dha kontributin e tij për golin e dytë të takimit.
Sulmuesi shqiptar lëviz bukur në krahë në minutën e 58 dhe më pas jep një krosim me saktësi milimetrike në zonë. Me topin që vjen në kokën e tij, Hugill e ka të lehtë të dyfishojë rezultatin. Sigurisht që merita më e madhe në këtë rast i shkon pikërisht Rashicës dhe këtë e di mirë edhe lojtari i Noruiçit, i cili menjëherë bën me shenjë nga futbollisti i Kosovës për t’i dhënë të gjitha meritat e golit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Gol kedua kerjasama Rashica dengan Hugill, manteppp ?pic.twitter.com/nNTDLJvzqO
— Norwich City Indonesia (@indocanaries) July 16, 2022