Pritjes 11-vjeçare i ka ardhur fundi. Interi thyen hegjemoninë e Juventusit dhe bën tijin titullin kampion. Atalanta ka barazuar 1-1 me Sasuolon dhe mbyll përfundimisht çështjen për titull. Në këto kushte festa i takon e gjitha zikaltërve. Tifozët e Interit kanë pritur gjatë për këtë moment dhe sot asgjë nuk mund ti përmbajë.
Duomo është pushtuar nga mbështetësit e skuadrës së Kontes, që mes britmash e koresh shijojnë Skudeton e 19 për klubin e tyre. Qyteti i Milanos gumëzhin nga festa e tifozëve zikaltër, të cilët kanë marrë dhuratën më të bukur në vitet e fundit nga skuadra e tyre e zemrës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Inter fans taking over the city ???
? via @CedricCanale pic.twitter.com/DTzZ2G9Afx
— Italian Football TV (@IFTVofficial) May 2, 2021