Rumunët vazhdojnë që të provokojnë Kosovën. Disa ditë më parë tifozët rumunë janë rrahur dhe më pas nxjerrë nga stadiumi pasi thërritën: “Kosova është Serbi”. Tashmë kanë gjetur një mënyrë të re për t’u hakmarrë.
Këta tifozë kanë ngritur një parrullë ku provokojnë sërish, por këtë herë nga shtëpia e tyre dhe jo nga toka shqiptare. “Kosova nuk është shtet real, por vetëm pjellë e imagjinatës”, shkruajnë tifozët rumun. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/