Një ditë e rëndësishme është ajo e nesërmja për futbollin shqiptar. Shqipëria do të luajë ndeshjen e transfertës kundër Ishujve Faroe, atje ku kërkohet fitorja për të vazhduar mbajtjen gjallë të ëndrrës në Europian. Gjithashtu edhe Shqipëria U-21 do të përballet kundër Bullgarisë U-21.
Nga krahu tjetër, dita e nesërme do të jetë ajo e shortit, ku ekipet shqiptare mësojnë emrat e kundërshtarëve të tyre. Kështu Partizani do të mësojë emrin e rivalit në turin e parë të Champions League, ndërsa Egnatia, Tirana dhe Vllaznia do të kenë të ditur emrat e kundërshtarëve të tyre në Conference League. /Sport Ekspres/