VIDEO/ Rruga e vetme për Europë kalon nga kampionati për Kukësin, Vllaznia zgjohet me Korabin

Është mbyllur faza çerekfinale e Kupës së Shqipërisë. Pas Laçit dhe Skënderbeut janë njohur edhe dy skuadrat e tjera që vazhdojnë më tej në këtë kompeticion. Teuta dhe Vllaznia kanë arritur të presin biletën për në gjysmëfinale, teksa të dyjave u ka mjaftuar një rezultat minimal 1-0 për të siguruar kualifikimin.

Teuta ka mposhtur Kukësin, ndërsa Vllaznia më në fund është zgjuar përballë Korabit. Pas krizës së madhe të rezultateve shkodranët tashmë janë sinjale shprese se po kthehen në rrugën e mbarë drejt ecurisë pozitive. Ndërkohë Kukësi ka dalë jashtë gare në atë që këtë vit ishte kthyer në objektivin e tyre kryesor. Rruga e vetem për Europë tashmë kalon nga kampionati për verilindorët, aty ku e pret një luftë e ashpër deri në fund të sezonit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

LIVE, Teuta-Kukësi 1-0 Vila 10′

Teuta: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kuros, Aleksi, Daja, E. Vila, L. Vila, Bregu, Krasniqi

Kukësi: Xhika, Baravikas, Lulaj, Kurdiç, Kotobelli, Taipi, Tsintsadze, Demiri, Ibraimi, Mateus Leira, Eze

LIVE, Vllaznia-Korabi 1-0 Kruja 16′

Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Adili, Shehi, Isaevksi, Krymi, Marku, Kruja, Imeri, Sise, Dilaver

Korabi: Mehidri, Kurti, Dida, Paplekaj, Muça, Joti, Mziu, Çutra, Topalli, Marku, Skuka

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online